Studentët e Korçës nuk kanë dalë me një vendim për vijimin e protestës
Studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar për përfshirjen e tyre në protestat që kanë nisur në qytet.

Studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar për përfshirjen e tyre në protestat që kanë nisur në qytet. Këto protesta kanë filluar pesë ditë më parë dhe janë kryesisht të përbërë nga nxënës të gjimnazeve dhe qytetarë. Pas një ore e gjysmë diskutimesh, mendimet e studentëve kanë qenë të ndryshme dhe nuk kanë dalë me një vendimmarrje konkrete.
Burime të siguruara pranë Këshillit Studentor thanë se ka pasur studentë që kanë kërkuar bojkot të mësimit, të tjerë kanë kërkuar përfshirjen në protesta pas procesit mësimor, ndërsa ka pasur edhe studentë që kanë qenë kundër bojkotit dhe pjesëmarrjes në protestë. Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarët. Të njëjtat burime thanë se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe me studentë të tjerë që nuk ishin të pranishëm, për të marrë më pas një vendim përfundimtar.