Rama: PD u dha strehim politik protestuesve të dhunshëm, ndërsa t'miturit po i merren si "mish për top"
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Partia Demokratike ka dhënë strehim politik protestuesve të dhunshëm, ndërsa tha se të miturit po i merren si "mish për top" në përplasjet me Policinë.

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Demokratike ka dhënë strehim politik protestuesve të dhunshëm, ndërsa tha se të miturit po i merren si "mish për top" në përplasjet me Policinë.
Sipas Ramës, ata që qëndrojnë pas protestave endrojnë që një efektiv policie t'i marrë jetën një të mitur, për të rikthyer një tjetër 21 Janar dhe për të vendosur shenjen e barazimit mes qeverisë së tij dhe atyre që, sipas tij, vrisnin protestues në bulevard.
" Ata që mbrëmë u dhanë strehim politik, duke bërë të njëjtin gjë edhe kur ishin në kohë të tjera, refuzimin për ta lënë Policinë të bëjë punën e vet. Por s'e kishin deri në fund kurajën të bënin këta që po bëjnë sot", tha Rama.
U gjetën të miturit, që merren dhe vihen përpara me shufra hekuri dhe çohen atje mish për top, duke enduruar që një polici t'i shpëtojë dorë dhe t'i marrë jetën një të mitur, që pastaj të justifikohet e keqja edhe më e madhe.
Duke enduruar që t'kthehet këtu prapë 21 Janari, për të bërë shenjen e barazisë mes meje dhe nesh, që e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu dhe e kemi ndërruar faqen e këtij vendi dhe e kemi ngritur dinjitetin e këtij vendi, me ata që në bulevard i vrisnin protestuesit.
Dinjiteti me të cilin ju po i rezistoni kësaj flakës, kësaj lodhjeje, dhe kuraja me të cilën ju po i qëndroni këtij presioni, i bën nder uniformës suaj, shtetit shqiptar dhe është borxh që të gjithë qytetarët e këtij vendi, që sot duan të shkojnë në punë, nuk duan të rrinë para televizorit, nuk duan të jenë nën presionin e lloj-lloj analistësh që u tregojnë se Policia po gjuan me gurë protestuesit, ua kanë borxh", tha Rama.
Media që s’e dorëzon pavarësine e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.