Zagrebi hap rrugën për robotaksitë
Zagrebi është një nga qytetet evropiane që po shndërrohet në një pikë të rëndësishme të zhvillimit të transportit autonom. Automjetet që lëvizin pa ndërrimin e një shoferi janë në qendër të një reportazhi të Euronews, i cili sjell nga afër përvojën e udhëtimit me një robotaksi.

Kryeqyteti kroat, Zagrebi, po shndërrohet në një pikë të rëndësishme të zhvillimit të transportit autonom në Evropë. Një automjet që lëviz pa ndërrimin e një shoferi është në qendër të një reportazhi të Euronews, i cili sjell nga afër përvojën e udhëtimit me një robotaksi.
Teknologjia synon të ndryshojë mënyrën se si qytetarët lëvizin nëpër qytete, duke përdorur sisteme inteligjente për të kontrolluar drejtimin, shpejtësinë, frenimin dhe reagimin ndaj trafikut.
Shërbimi u lançua në prill 2026 nga Uber, në bashkëpunim me kompaninë kroate Verne dhe kompaninë kineze të inteligjencës artificiale Pony.ai. Fillimisht, automjetet lëviznin me një operator sigurie në sediljen e shoferit, i cili mbikëqyrte udhëtimin. Që nga fillimi i shërbimit, ato kanë përshkuar rreth 200 mijë kilometra në rrugët e Zagrebit.
Më 10 shtator, nisi edhe udhëtimi plotësisht pa shofer, për një numër të kufizuar përdoruesish të ftuar, në një itinerar prej 22 kilometrash që lidhte selinë e Verne me aeroportin Franjo Tuđman.
Aktualisht, flota përbëhet nga rreth 30 automjete autonome elektrike të modelit BAIC Arcfox Alpha T5.
Gazetari i Euronews përshkruan ndjesinë e pazakontë të qëndrimit në sediljen e pasme, ndërkohë që timoni rrotullohet vetë dhe automjeti manovron në trafik.
Sipas reportazhit, udhëtimi është i qetë dhe, pas pak minutash, pasagjeri pothuajse harron se drejtimin e ka marrë përsipër inteligjenca artificiale.
Makina ndalon plotësisht në çdo tabelë STOP, edhe kur rruga është bosh, dhe shmang drejtuesit agresivë që tentojnë ta parakalojnë.
Automjetet përdorin teknologji autonome të nivelit 4, që mundëson drejtimin pa ndërrimin njerëzor, por vetëm në zona të percaktuar.
Sistemi Gen-7 i Pony.ai përdor 34 sensorë, përfshirë nëntë sensorë LiDAR, 14 kamera, katër radarë, katër mikrofona, dy sensorë uji dhe një sensor përplasjesh.
Këto pajisje analizojnë mjedisin përreth dhe i mundëson automjetit të marrë vendime gjatë lëvizjes.
Përpara se sistemi të përdoret në rrugë, inteligjenca artificiale trajnohet në një mjedis virtual, ku mëson të reagojë ndaj situatave të ndryshme të trafikut.
Uber synon ta zgjerojë modelin në qytete të tjera evropiane. Mançesteri është destinacioni i radhës, ku testimet kanë nisur, ndërsa planet përfshijnë Londrën dhe projekte në fazën tjetër në Madrid, Mynih dhe Zürich. Edhe Brukseli është në mes qytetave me të cilat po zhvillohen diskutime.
Një nga pengesat kryesore mbetet kuadri ligjor evropian, pasi rregullat për automjetet autonome ndryshojnë ndërmjet vendeve.
Ndërkohë, Verne po zhvillon një automjet autonom me dy vende, të orientuar drejt udhëtimeve më komode, me sedilje që mund të shtrihen dhe ekran të madh informues. Kompania pretendon se eliminimi i shoferit do të ulë kostot dhe do të mundësojë shërbime më luksoze pa çmime domosdoshmërisht më të larta.