Aktualitet
Studentët e Vlorës refuzojnë protestën/ Qëndrime kundërshtuese për bojkot të mësimit
Studentët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë nuk janë përgjigjur thirrjes për protestë, ndërkohë që mes tyre ka qendrime kundërshtuese ndaj nismës.

Studentët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë nuk janë përgjigjur thirrjes për protestë, që ishte paralajmëruar të niste rreth orës 10.00. Deri më tani nuk ka pasur grumbullim studentësh në ambientet e universitetit.
Ndërkohë, mes studentëve ka edhe qëndrime kundërshtuese ndaj protestës. Disa studentë shprehen se nuk e mbështesin këtë nismë, ndërsa pretendojnë se një pjesë e tyre po nxiten të ndërpresin mësimin për t’iu bashkuar protestës, ose për të mos bërë mësim.