Protestat studentore në Vlorë: Policia ndërhyn në Universitetin "Ismail Qemali"
Protestat studentore kanë vazhduar në Vlorë, ku një grup të rinjsh ka hyrë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin "Ismail Qemali" për të thirrur studentët tjerë të ndërpresin mësimin dhe t'i bashkohen tubimit.

Protestat studentore kanë vazhduar në Vlorë, ku një grup të rinjsh ka hyrë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore në Universitetin "Ismail Qemali" për të thirrur studentët tjerë të ndërpresin mësimin dhe t'i bashkohen tubimit. Studentët kanë kërkuar që edhe të rinjtë e universitetit të përfshihen në protestat, ndërsa policia ka ndërhynë brenda ambientet e institucionit arsimor.
Efektivët kanë nxjerrë studentët nga godina e fakultetit dhe më pas kanë marë në mbikëqyrje territorin përreth universitetit. Ndërhynja e policisë vjen në ditën e shtatë të protestave studentore, të cilat kanë vazhduar edhe në Tiranë, ku të rinjtë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.