Kronikë
Vrasja në Kamëz: Identifikohen dy viktimat dhe një i plagosur
Dy vëllezër, Selam dhe Nazmi Islamaj, u vranë në një incident në Kamëz, ndërsa një i afërm i tyre, Shefqet Islamaj, u plagos.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se viktimat janë identifikuar si Selam dhe Nazmi Islamaj. Incidenti ndodhi në Kamëz, ku një person është arrestuar si autor i ngjarjes. Ai është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka deklaruar asgjë në polici mbi konfliktin. Nga të shtënat ka ngelur i plagosur edhe një person tjetër, Shefqet Islamaj.