Policia krijon kordon sigurie te selia e PS për të shmangur një sulm tjetër
Policia e Shtetit ka marrë masa për të shmangur një sulm tjetër ndaj selisë së Partisë Socialiste, pasi protestuesit i thyen derën kryesore sot.

Policia e Shtetit ka marrë masa për të shmangur një sulm tjetër ndaj selisë së Partisë Socialiste, pasi protestuesit i thyen derën kryesore sot. Në momentin që protestuesit nisën marshimin, policia krijoi kordon sigurie te selia e PS.
Ndërkohë vijon protesta në Tiranë, ku, pas përplasjes disa minuta më parë, forca të shumta policie, bote me ujë dhe furgona policie me sirena të ndezura po i zhvendosin protestuesit duke i shpërndarë. Një pjesë e protestuesve ndodhen në rrugën "Myslym Shyri", ndërsa një pjesë e tyre po lëvizin drejt zonës së ish-Bllokut.
Nuk dihet ende nëse protestuesit do të drejtohen drejt institucioneve, si Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës apo selinë e partive politike.