PSG në alarm para Barçës, mungesa e Nuno Mendes hap dilemën për Lamine Yamal
PSG do të përballë Barçën në Ligën e Kampionëve pa Nuno Mendes, pasi mbrojtësi portugezë ka dëmtuar kofshën në fitoren 3-1 kundër Strasburgut dhe pritet të mungojë për disa javë.

Mungesa e Nuno Mendes është një shqetësim i rëndësishëm për trajnerin Luis Enrique, pasi Mendes është një nga lojtarët që mund të bëjë diferencën si në fazën sulmuese, ashtu edhe në mbrojtje. PSG duhet të gjejë një zgjidhje për të frenuar Lamine Yamal, një nga rreziket kryesore të Barçës në krah.
Lucas Digne nuk është domosdoshmërisht alternativa e parë për të marrë vendin e Mendes. Edhe pse ishte në fushë nga minuta e parë kundër Strasburgut, ai u zëvendësua nga Mendes në minutën e 53-të, ndërsa dëmtimi i këtij të fundit e ka komplikuar situatën para sfidës europiane.
Në garë për një vend në formacion janë edhe Lucas Hernandez dhe Warren Zaïre-Emery, të cilët mund të ofrojnë trajnerit francez zgjidhje të ndryshme për të përballuar lojën e Barçës. Vendimi përfundimtar do të varet nga zgjedhjet taktike të Luis Enriques dhe mënyra se si ai synon të kufizojë hapësirat për Yamal.
Një mungesë në momentin e gabuar Nuno Mendes kishte pasur një ngarkesë të konsiderueshme në ditët e fundit. Pas pushimit shtesë para transfertave kundër Manchester Cityt dhe Strasburgut, ai u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes së kampionatit, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 86-të, pak pas golit të dytë të PSG-së.
Skuadra pariziene e mbylli takimin me dhjetë lojtarë, ndërsa tani duhet të përgatitet për një sfidë edhe më të vështirë, ndaj një kundërshtari që mund ta shfrytëzojë çdo hapësirë në krah.