Mateo Borri në protestë: Nuk dola për klikime e reels, kjo është diktaturë moderne
Ish-finalisti i "Big Brother VIP Albania", Mateo Borri, u bashkua protestës në Tiranë dhe shpalli se nuk kishte dalë për të dhënë intervista apo për të siguruar më shumë shikueshmëri.

Ish-finalisti i "Big Brother VIP Albania", Mateo Borri, u bashkua protestës në Tiranë, por krahas pjesëmarrjes në tubim, përçolli edhe një mesazh të fortë për personazhet publike që, sipas tij, mund ta shfrytëzojnë këto situata për vëmendje në rrjetet sociale. Përmes një postimi në Instagram, Mateo theksoi se nuk kishte dalë në rrugë për të dhënë intervista apo për të siguruar më shumë shikueshmëri, duke lenë të kuptohet se për të praninë në protestë kishte një qëllim krejt tjetër. "Nuk dola sot në protestë për të dhënë intervista, as për klikime, as për reels, as për shikueshmëri", shkroi ai, në një deklaratë që mund të lexohet edhe si një kunj ndaj personazheve të njohur që po reagojnë për protestat. Ish-banori i BBVA bëri të ditur se kishte marë pjesë për të mbështetur të drejtat e qytetarëve, por edhe për ata që, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundësi apo guxim të dalin vetë në rrugë. Ai e përshkroi situatën në vend si një "diktaturë moderne".