Taulant Bino: Rama nxiti dhunën policore ndaj të rinjve me deklaratat e tij
Eksperti i mjedisit dhe pedagogu, Taulant Bino, ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai i ka nxitur efektivët e policisë për të ushtrojë dhunë ndaj të rinjve që protestuan kundër qeverisë.

Taulant Bino ka dalë në protestë me studentët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, Bino tha se ai nxiti efektivët e policisë që të ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve. Sipas tij, deklaratat e kryeministrit se "nuk mundin" nuk vlenë për askënd për shkak se ai mbante të kontrolluar të gjithë sistem. Bino e cilësoi protestën si një zhvillim pozitiv për vendin. "E mbështes pa asnjë ngurrim protestën. Rama është në delirin e vet. Sidomos me shprehjet "nuk mundin" nuk vlen për askënd, sidomos edhe për ata që ka pas vetes. Dihet që çdo lloj sistemi e ka të kontrolluar. Nuk ia vlen të merret parasysh. Të gjitha veprimet që ka bërë, sidomos sot në mëngjes, ishte nxitje e dhunës policore ndaj protestuesve, që tek shpërblimi, dhe thëniet se "edhe ata që janë prapa atyre që hedhin gurë janë njësoj si ata". Zotëria do që të shuajë çdo lloj ndjenje të protestës në Shqipëri. Protesta është kundër korrupsionit, sigurt që kjo do të sjellë një zhvillim pozitiv për shoqërinë shqiptare", tha Bino për "News24".