Aktualitet
Protestuesit rikthehen në bulevard, afrohen pranë Kryeministrisë
Protestuesit janë rigrumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe janë vendosur në zonën përballë shtëpisë së Kryeministrisë.

Protestuesit janë rigrumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe janë vendosur në zonën përballë shtëpisë së Kryeministrisë. Forcat e rendit kanë bërë thirrje që protestuesit të shpërndahen nga qëndrimi i tyre në kordonin e sigurisë, me synim për të shpërdarë grupet e ndryshme të të rinjve drejt rrugëve të Tiranës. Kjo është dita e shtatë e protestës së të rinjve në kryeqytet.