Laporta: Marrëdhëniet me Al-Khelaïfi janë miqësore
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se marrëdhëniet me Nasser al-Khelaïfi, kryetar i PSG, janë miqësore dhe se ata kanë një respekt të madh për njëri-tjetrin.

Laporta ka thënë se marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe se ai mendoj se kanë një marrëdhënie miqësore. Ai ka theksuar respektin e ndërsjellë mes dy drejtuesve, pavarësisht rivalitetit që ka shoqëruar klubet në vite.
Laporta ka zbuluar se Al-Khelaïfi pati ndikim në vendimin e Barcelonës për të tërhequr nga projekti i Superligës Evropiane. Ai ka thënë se Nasser luajti një rol në të gjitha këto, bashkë me Aleksander Ceferin, kryetar i UEFA-s.
Përballja e radhës mes PSG-së dhe Barcelonës në "Parc des Princes" shihet nga Laporta si një provë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ai beson se ndeshja e ardhshme mes dy ekipeve do të konfirmojë se janë klube referimi në botë.
Laporta ka vlerësuar edhe punën e Luis Enriques në PSG, duke thënë se ai i dha klubit personalitetin e tij dhe se suksesi i PSG-së erdhi me Luis Enriquen. Ai ka përmendur edhe kontributin e këshilltarit sportiv Luis Campos.