Përmbytjet në Stamboll: Tetë viktima dhe dëme të rënda në distriktin Sarıyer
KONTINUA:

KONTINUA:
Përmbytjet masive në Stamboll dhe provincat fqinje në Turqi kanë lënë pas dëshmorë. Bilanci i viktimave është rritur në tetë, me gjashtë persona që humbën jetën në Stamboll dhe dy në provincën e Kocaelit. Distrikti Sarıyer është zona më e goditur, ku rreth 3 000 apartamente dhe ambiente biznesi kanë pësuar dëme të rënda. Guvernatori Davut Gul ka deklaruar se kompensimet për të dëmtuarit do të nisnin të paguheshin sot, ndërsa punimet për pastrimin dhe largimin e pasojave vazhdojnë në zonat e prekura. Autoritetet kanë paralajmëruar se ndërtesat e paligjshme të ngritura në shtretërit e lumenjve mund të shemben. Dhoma e Planifikuesve Urbanë në Stamboll kishte kërkuar më herët që zonat e rrezikuara nga përmbytjet të mbeten të pandërtuara dhe shtretërit e përrenjve të mbuluar të rihapen, për të rikthyer rrjedhën natyrore të ujërave. Reshjet e dendura të javës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe rritje të nivelit të ujërave në Stamboll. Një person vijon të jetë i zhdukur.