Predikuesi kenian akuzohet për vdekjen e 191 fëmijëve
Predikuesi Paul Mackenzie dhe 29 ndjekës të tij janë akuzuar për vdekjen e 191 fëmijëve në Kenia, pasi ata i detyronin të vdisnin nga uria me pretendimin se kështu do të "takonin Jezusin".

Një gjykatë në Kenia ka nisur shpalljen e vendimit për predikuesin Paul Mackenzie dhe 29 ndjekës të tij, të akuzuar për vrasjen e 191 personave, të gjithë fëmijë, përveç njërit. Sipas akuzës, Mackenzie dhe grupi i tij fetar i detyronin fëmijët të vdisnin nga uria, me pretendimin se kështu do të "takonin Jezusin". Doktrina e tij ndalonte arsimimin dhe e konsideronte mjekësinë moderne si të keqe. Mackenzie dhe 29 të akuzuarit e tjerë i kanë mohuar akuzat, duke këmbëngulur se askush nuk ishte detyruar të vdiste. I shokët e Mackenzie, të cilët u punësuan për zhvarrosjen e trupave, kanë thënë se çdo varr përmbante të paktën tre trupa, dhe se mes viktimave kishte edhe foshnja vetëm disa javëshe. Autoritetet keniane kanë bërë të ditur se në pyllin Shakahola, pranë bregdetit të vendit, ku Mackenzie kishte mbledhur ndjekës nga zona të ndryshme të Kenias, janë gjetur më shumë se 400 trupa në varre të cekëta. Për zhvarrosjen e trupave u punësuan 17 persona nga një qytet aty pranë, disa prej të cilëve paguheshin vetëm 8 dollarë në ditë. Predikuesi dhe drejtues të tjerë të grupit përballen edhe me procese të tjera gjyqësore për terrorizëm, radikalizim dhe mohimin e së drejtës së fëmijëve për arsimim. Megjithatë, ky është procesi i parë në të cilin Mackenzie përballet me një vendim për akuzat më të rënda, ato të vrasjes.