Aktualitet

PD: Akt i rëndë kundër lirisë akademike

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Partia Demokratike ka reaguar ndaj ndërhyrjes policore në Universitetin e Vlorës, duke e konsideruar atë si një akt i rëndë kundër lirisë akademike dhe të drejtës për protestë.

Foto nga burimi: Efektivët ndërhynë në protestën në Universitetin e Vlorës/ PD: Akt i rëndë kundër lirisë akademike

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ndërhyrjen policore gjatë protestës së zhvilluar sot në ambientet e Universitetit të Vlorës. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Lili Sula, e konsideron atë si një akt i rëndë kundër lirisë akademike dhe të drejtës për protestë. Ajo tha se e drejta për të protestuar është e drejta themelore në një shoqëri demokratike dhe nuk mund të trajtohet si cenim i rendit vetëm për shkak se shpreh kundërshtim ndaj pushtetit.

Ndërhyrja e policisë në universitetin e Vlorës dhe ndalimi i disa studentëve është një akt i rëndë kundër lirisë akademike dhe të drejtës për protestë. Dhuna e forcave të policisë synon fashitjen e protestës historike të të rinjve, ndërkohë që studentët e gjimnazistët e Shqipërisë po përballen çdo ditë me dhunë njerëzore, arrestime - kjo është pasqyra e besnike e frikës që ka mbërthyer kryen e pushtetit E. Rama!

Kërkojmë nga Drejtoria e Policisë së Vlorës të marrë masa të duhura ndaj policëve që dhunuan universitetin Ismail Qemali, si dhe të mbajë përgjegjësi institucionale ndaj këtij akti që kanos tempullin e dijes dhe të formimit të qytetarëve - mision kryesor i të cilit është formimi qytetar dhe garantimi ligjor i të drejtës për të shprehur dhe të protestuar.

E drejta për të protestuar është e drejta themelore në një shoqëri demokratike dhe nuk mund të trajtohet si cenim i rendit vetëm për shkak se shpreh kundërshtim ndaj pushtetit. Policia ka detyrimin të zbatojë ligjin dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve, jo të përdoret si një mjet presioni ndaj studentëve.

Kërkojmë edhe Prokurorisë në Vlorë të nisë menjëherë hetimin për të vënë para drejtësisë drejtuesit që urdhëruan dhunën dhe ata që e ushtruan atë ndaj studentëve në universitet. Neni 5 i Ligjit 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë përcakton Rolin e shtetit në arsimin e lartë.

Pika ‘dh’ e këtij neni përcakton qartësisht se shteti “garanton paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre. Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesë ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjenesisë së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Cenimi i paprekshmerisë së institucioneve të arsimit të lartë ndëshkohet sipas ligjit në fuqi.”

Edhe njëherë u bëjmë thirrje prindërve dhe pedagogëve të vihen në krah të studentëve dhe gjimnazistëve, jo të regjimit, i cili në vend që të dëgjojë dhe të kuptojë të rinjtë i dhunon dhe përcmon ata.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.