Aktualitet
Protestuesit zhvendosen nëpër Tiranë, ndiqen nga efektivët
Protestuesit janë zhvendosur nëpër Tiranë, pas përsëritjes së përplasjeve me policinë. Grupet e tyre janë ndarë në zonat "9-katësheve", bulevardit "Zogu i Parë" dhe Rrugës së Dibrës.

Disa qindra protestues po zhvendosen drejt zonave të tjera të kryeqytetit, pas përplasjeve të shtuara me policinë. Mësohet se grupet janë ndarë mes zonës "9-katësheve", bulevardit "Zogu i Parë" dhe Rrugës së Dibrës. Tensionet u shtuan pas shumë momentesh proteste paqësore në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku dëgjohen edhe thirrje të shumta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.