Nuk ndalen tensionet në Tiranë, policia tjetër aksion në bulevard
Tensionet në Tiranë nuk kanë ndalur, pasi policia ka ndërmarrë një tjetër aksion për të shpërndarë demonstruesit në bulevardin "Deshmorët e Kombit".

Bulevardi "Deshmorët e Kombit" është kthyer sërish në skenë përplasjesh. Vetëm pak kohë pasi policia kishte shpërndarë turmën dhe kishte nisur patrullimet në rrugët e kryeqytetit, disa protestues janë rikthyer përpara Kryeministrit.
Nuk kanë ndalur tensionet në qendër të Tiranës. Pas një ndërhynjeje policore që e la përkoheqësisht bosh bulevardin "Deshmorët e Kombit", disa protestues janë rikthyer sërish përpara Kryeministrit, duke sjellë një tjetër përballje me forcat e rendit.
Policia ka reaguar me një ndërhynje të re për të shpërndarë demonstruesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe automjetet ujëhedhëse. Këtë herë, në aksion janë përfshirë dy mjetet e reja që policia i ka nxjerrë sot në terren.
Bëhet fjalë për dy automjetet ujëhedhëse me përmasa më të vogla se ato që janë përdorur gjatë ditëve të mëparshme të protesteve. Mjetet e reja i shtohen kapaciteteve të policisë për ndërhynje në rrugët e kryeqytetit dhe po përdoren tashmë për shpërndarjen e grupeve të protestuesve. Ndërkohë, kanë dalë dy fadroma për largimin e gurëve nga bulevard.
Rikthimi i demonstruesve në bulevard ka ndodhur vetëm pak pasi policia kishte marrë kontrollin e zonës përpara Kryeministrit. Pas ndërhynjes së mëparshme, në bulevard kishin mbetur disa kordonet policorë, ndërsa efektivët kishin nisur patrullimet në rrugët përreth dhe shoqërimin e personave në komisariat.
Por qetësia ka zgjatur pak. Me rikthimin e protestuesve, forcat e rendit kanë ndërhynë sërish, duke përdorur ujëhedhëset e reja dhe gazin lotsjellës për t'i larguar nga zona.
Gjatë mbrëmjes së kësaj të martë, bulevardin e ka zbrazur dhe mbushur disa herë. Protestuesit janë shpërndarë pas ndërhynjeve policore, por grupe të tyre janë rikthyer vazhdimisht përpara Kryeministrit, duke e kthyer këtë zonë në një nga pikat kryesore të tensioneve.
Me herët, përplasjet u shtrinë edhe në Sheshin Skënderbej, ku policia ndërhyni me qindra efektivë, gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse, ndërsa demonstruesit u përgjigjën me fishekzjarë. Tensione pati gjithashtu në Rrugën e Durrësit dhe pranë Ministrisë së Arsimit.
Në ditën e tetë të protestave kundër qeverisë së Edi Rama, policia po përdor edhe mjetet e reja ujëhedhëse për të kontrolluar situatën. Megjithatë, rikthimi i vazhdueshëm i grupeve të protestuesve në bulevard ka sjellë ndërhynje të njëpasnjëshme dhe tensione që vijojnë edhe në orët e mbrëmjes.