Shoqërime me forcë pranë selisë së PS, rrethim policor në hyrje të bulevardit dhe qendrës së qytetit
Shoqërime me forcë dhe dhunë të protestuesve në afërsi të selisë qendrore të Partisë Socialiste, rrethim policor në hyrje të bulevardit dhe qendrës së qytetit.

Përshkallëzimi i revoltës popullore në ditën e shtatë ka sjellë një blindim total të qendrës së kryeqytetit nga trupat e Policisë shtetërore dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Burime nga terreni raportojnë për shoqërime me forcë dhe dhunë të protestuesve në afërsi të selisë qendrore të Partisë Socialiste. Furgona të shumtë të policisë kanë rrethuar të gjithë perimetrin përreth Ministrisë së Brendshme, si dhe hyrjen kryesore të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Trupat e policisë po ushtrojnë kontroll të rreptë dhe arrestime të menjëhershme ndaj çdo grupi të rinjsh që tentojnë të grupohen apo të marshojnë drejt institucioneve qendrore, duke e kthyer zonën në një rrethim të mirëfilltë policor.