Protestuesit vendosën GPS te makinat e policisë, donin t’i gjurmonin
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuçi deklaroi se protestuesit kanë vendosur pajisje GPS në makinat e policisë për të gjurmuar lëvizjet e tyre në Tiranë.

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuçi deklaroi sot se Policia e Shtetit ka kapur pajisje GPS në automjetet e veta, të vendosura nga protestuesit. I ftuar në emisionin "Now" nga Erla Mëhilli, Karamuçi tha se këto pajisje u vendoseshin automjetet e policisë për të gjurmuar lëvizjet e tyre në Tiranë. "E dini që sot janë kapur GPS nga ana e Policisë së Shtetit që ju vendoseshin makinat e policisë për të parë se ku qarkullonin në Tiranë? GPS-ja vendosnin protestuesit GPS makinave të policisë. Po pra, po janë kapur sot në magazinë", deklaroi Karamuçi.