Metropoliti Anastas i Korçës: Policia të rikthehet në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga dhuna
Metropoliti Anastas i Korçës ka reaguar për përplasjet pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe ka bërë thirrje policisë për të vepërrove brenda kufijve të ligjit.

Metropoliti i Korçës, Anastas Mamaj, ka reaguar pas përplasjeve pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë me policisë dhe protestuesve. Ai ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë brenda kufijve të ligjit dhe të heqë dorë nga dhuna dhe arbitrariteti.
Në një postim në Facebook ai i ka bërë thirrje Policisë shtetërore për të rikthyer veten në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune dhe arbitrariteti. Ai paralajmëron se shpërdorimi i autoritetit shtetëror mbart përgjegjësi ligjore dhe historike, ndërsa shpreh shqetësimin për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.
“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, thuhet në postimin e tij në Facebook.