Trump kërkon ndryshimin e emrit të New Meksiko në “New America”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar ndryshimin e emrit të shtetit amerikan të New Meksiko në “New America”, duke pretenduar se kjo do të rriste prestigjin e tij dhe do të sillte përfitime ekonomike për banorët.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar ndryshimin e emrit të shtetit amerikan të New Meksiko në “New America”, duke pretenduar se kjo do të rriste prestigjin e tij dhe do të sillte përfitime ekonomike për banorët. Në një postim në platformën Truth Social, Trump kërkoi që ndryshimi të bëhet menjëherë, duke theksuar se shteti amerikan nuk duhet të ngatërrohet me Meksikën. “Nju Meksiko duhet ta ndryshojë menjëherë emrin në Amerika e Re. Ne nuk jemi Meksika, ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, shkroi presidenti amerikan. Trump argumentoi se një emër i ri do t’i jepte shtetit më shumë vlerë dhe prestigj, duke parashikuar gjithashtu rritje të çmimeve të banesave dhe të të ardhurave të banorëve. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova që të mbështesnin këta pretendime. Në të njëjtin postim, presidenti amerikan riktheu akuzat e tij për manipulime zgjedhore në Nju Meksiko, duke sugjeruar se ndryshimi i emrit mund të shoqërohej edhe me përmirësime në procesin zgjedhor. “Ndoshta edhe zgjedhjet e manipuluara për të cilat njihet Nju Meksiko mund të bëhen përsëri të drejta!”, shkroi Trump, pa paraqitur prova për pretendimin e tij. Nuk është hera e parë që Trump e propozon këtë ndryshim. Sipas raportimit, Trump e kishte hedhur më parë idenë e riemërtimit të shtetit, duke nxitur reagime nga përfaqësues politikë. Propozimi vjen në kuadër të nismave të tij për ndryshimin e emërtimeve gjeografike që lidhen me vende të tjera, përfshirë Gjirin e Meksikës. Megjithatë, ndryshimi i emrit të Nju Meksikos nuk mund të bëhet vetëm me vendim të presidentit amerikan. Një proces i tillë do të kërkonte procedura ligjore dhe kushtetuese, përfshirë përfshirjen e institucioneve federale dhe të vetë shtetit.