Trump njofton 8 miliardë dollarë ndihmë për fermerët amerikanë për të përballuar rritjen e kostove të naftës
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një program të ri financiar për të kompensuar fermerët amerikanë për të përballuar rritjen e kostove të naftës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një program të ri financiar prej 8 miliardë dollarësh, i cili synon të mbështesë fermerët amerikanë për të përballuar rritjen e kostove të naftës gjatë sezonit të korrjeve. Gjatë një takimi elektoral në Kansas, Trump deklaroi se Departamenti Amerikan i Bujqësisë do të nisë një program të përkohshëm ndihme, me qëllim kompensimin e shpenzimeve për naftën diesel që përdoret në aktivitetet bujqësore.
Programi synon të lehtësojë barrën financiare mbi fermerët, në një periudhë kur kostot e karburanteve po ndikojnë drejtpërdrejt në shpenzimet e prodhimit bujqësor. Njoftimi vjen në kuadër të një serie premtimesh dhe angazhimesh financiare të administratës Trump, në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku në garë është edhe kontrolli i Kongresit. Për momentin, shuma e njoftuar prej 8 miliardë dollarësh paraqitet si një paketë mbështetjeje e përkohsheme për fermerët, ndërsa detajet mbi mënyrën e shpërndarjes së fondeve dhe kriteret e përfitimit duhet të bëhen të qarta nga autoritetet amerikane.