Macroni kritikon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është i frustruar nga komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë, duke i konsideruar ato si "manipulim i informacionit" dhe "narrativa të përhapura nga qarqe të caktuara".

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është i frustruar nga "manipulimi i informacionit" lidhur me ngjarjet në Francë, të cilat, sipas tij, janë "të papranueshme dhe të pamenduara mirë nga shumë palë, përfshirë edhe liderë të huaj". Macroni ka thënë se është veçanërisht i irrituar nga liderët politikë, "qoftë në rajonin tonë, qoftë në anën tjetër të Atlantikut, të cilët përsërisin me naivitet pretendime të krijuara nga inteligjenca artificiale ose përforcojnë narrativa që qarqe të caktuara dëshirojnë t’i përhapin". Ai ka shtuar se këto komente "tregojnë se kush e do Francën dhe kush jo". Macroni ka njoftuar se, pas kthimit të tij të enjten, do të zhvillojë një takim me ministrat dhe zyrtarët e inteligjencës, për të marrë një "raport të detajuar" mbi atë që ka ndodhur dhe mbi përgatitjet për protestat e reja të kësaj fundjave.