Aktualitet

Studentët e Korçës kërkojnë bojkotin e mësimit për vazhdimësinë e protestave

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar përfshirjen e tyre në protestat që kanë nisur në qytet, kryesisht me nxënës të gjimnazëve, por edhe qytetarë. Pas një ore e gjysmë diskutimesh, mendimet e studentëve kanë qenë të ndryshme dhe nuk kanë dalë me një vendimmarrje konkrete.

Foto nga burimi: Studentët e Korçës kërkojnë bojkotin e mësimit për vazhdimësinë e protestave/ Takim mes nxënësve dhe qytetarëve

Studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar një takim për të diskutuar përfshirjen e tyre në protestat që kanë nisur në qytet, kryesisht me nxënës të gjimnazëve, por edhe qytetarë. Pas një ore e gjysmë diskutimesh, mendimet e studentëve kanë qenë të ndryshme dhe nuk kanë dalë me një vendimmarrje konkrete. Burime të siguruara pranë Këshillit Studentor thanë se ka pasur studentë që kanë kërkuar bojkot të mësimit, të tjerë kanë kërkuar përfshirjen në protesta pas procesit mësimor, ndërsa ka pasur edhe studentë që kanë qenë kundër bojkotit dhe pjesëmarrjes në protesta. Studentët dhe anëtarët e Këshillit Studentor nuk kanë pranuar të prononcohen për gazetarët. Të njëjtit burime thanë se Këshilli Studentor do të kontaktojë edhe me studentë të tjerë që nuk ishin të pranishëm, për të marrë një vendim përfundimtar.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.