Bardhi: Rama si Lukashenko, diktatorët flasin për dialog për kohë, jo për zgjidhje
Gazment Bardhi ka krahasuar Edi Rama me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, duke pretenduar se diktatorët ndjekin të njëjtin sjellje dhe kanë të njëjtin fund.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, duke pretenduar se diktatorët ndjekin të njëjtin sjellje dhe kanë të njëjtin fund. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se thirrjet për dialog nga diktatorët synojnë të fitojnë kohë dhe jo të ofrojnë zgjidhje. Deklarata e tij vjen pas ftesës së kryeministrit Rama drejtuar pedagogëve dhe studentëve për të zhvilluar një dialog, pas protestave të tyre. Diktatorët janë njësoj! Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtin, shkruan Bardhi. Ndërkohë, studentët dhe pedagogët që po protestojnë para Kryeministrit kanë refuzuar ftesën për dialog me kreun e qeverisë, duke këmbëngulur se ai duhet të japë dorëheqjen.