Bojkoti në gjimnazet e Tiranës: nxënësit vazhdojnë protestat
Gjimnazet e Tiranës janë nën presion nga bojkoti i nxënësve, të cilët janë bashkuar me protestat studentore. Bojkoti ka përfshirë gjimnaze të njohura si "Qemal Stafa", "Sami Frashëri", "Partizani", "Ismail Qemali", "Petro Nini Luarasi", "Çajupi" dhe "Myslym Keta" në Kombinat.

Që nga mesi i javës së kaluar, procesi mësimor është paralizuar në të gjitha gjimnazet e Tiranës, për shkak të bojkotit të nxënësve, të cilët janë bashkuar me protestat studentore. Bojkoti ka përfshirë gjimnaze të njohura si "Qemal Stafa", "Sami Frashëri", "Partizani", "Ismail Qemali", "Petro Nini Luarasi", "Çajupi" dhe "Myslym Keta" në Kombinat.
Raportimet nga mësuesit dhe nxënësit tregojnë se në disa prej këtyre shkollave mësimi është ndërprerë, ndërsa në të tjera është zhvilluar vetëm me një pjesë të nxënësve të viteve të para, ndërsa maturantët dhe nxënësit e viteve të dyta kanë bojkotuar totalisht. Mësimi po zhvillohet me ndërprerje edhe në shkollat 9-vjecare, sipas mësuesve në disa shkolla të Kryeqytetit që deshën të qëndrojnë anonim për informacionin që dhanë.
Gjimnazistët u acaruan edhe më shumë dje, pas deklaratacës së kryeministrit që justifikoi dhunën dhe kërkonte me heqjen e bursave që përfiten nga nxënësit e shkëllqyer që janë në krye të bojkotit. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne dhe braktisja e mësimin nuk është në favorin tonë. Por vendosëm të vijojmë bojkotin pasi, kryeministri u vu kundër nesh duke na hequr bursat dhe duke shpërblyer policët që të na rrahin më shumë. Një shokun tonë e kanë dhunuar barbarisht pa asnjë faj, thjeshtë se po ikte nga shkolla në shtëpë" tha një maturant nga Gjimnazi Sami Frashëri.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka deklaruar se procesi mësimor po vijon normalisht. Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh më 19 tetor se mësimi kishte rifilluar në mbi 1,400 shkolla në të gjithë vendin.
Përfshirja e gjimnazistëve ka zgjeruar përmesat e levizjes studentore, duke e zhvendosur krizën nga universitetet edhe në arsimin e mesëm. Në një kohë kur protestat vijojnë, procesi i rregullt mësimor në disa prej shkollave më të medha të Kryeqytetit mbetet i cenuar, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar të numrit të nxënësve që kanë bojkotuar mësimin apo të orëve të humbura.