Protestuesit qëllojnë me gurë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit
Tensionet e para kanë nisur në Ministrinë e Arsimit, protestuesit hedhin gurë drejt godinës, ndërsa disa prej tyre janë të maskuar dhe me kapuç.

Tensionet e para kanë nisur në Ministrinë e Arsimit, pasi protestuesit kanë filluar të hedhin gurë drejt godinës. Disa prej tyre janë të maskuar dhe me kapuç, dhe kanë marrë gurë nga trotuari për të qelur drejt institucionit. Protestuesit kanë shënuar përshtypjen e tyre për shkallëzimin e situatës pas protestave që nisi në mënyrë paqësore para Kryeministrit.
Godina e Ministrisë së Arsimit paraqet dëmtime të dukshme nga protestat e mëparshme. Pavarësisht vendosjes së mbrojtësve metalike në katin e parë, disa protestues kanë vazhduar të qëllojnë me gurë drejt saj. Protestuesit janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit pas më shumë se dy orësh qëndrimi para Kryeministrit, ndërsa situata në terren është tensionuar.