Policia largon protestuesit nga Ministria e Arsimit me gaz dhe autobotin me ujë
Protesta para Ministrisë së Arsimit është shpërthyer në tension pasi policia përdori gaz dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të larguar protestuesit nga Ministria e Arsimit në një moment të tensionuar. Një pjesë e madhe e qytetarëve është larguar nga zona, duke mos arritur të vijojë më tej protestën para godinës.
Disa protestues kanë tentuar të pengojnë lëvizjen e autobotit me ujë, duke i dalë përpara mjetit. Gjithashtu, ndaj efektivëve të policisë janë hedhur gurë, duke shtuar tensionet në vendngjarje.
Sipas raportimeve, ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit sulmuan dhe dëmtuan sërish godinën e Ministrisë së Arsimit.