Aktualitet
Protesta para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë qëllojnë me gurë në drejtim të godinës
Të rinjtë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit dhe po qëllojnë me gurë në drejtim të institucionit.

Të rinjtë janë grumbulluar tani para Ministrisë së Arsimit, ku disa prej tyre kanë nisur që të godasin me gurë në drejtim të institucionit. Ata janë të maskuar dhe me kapuça që të mos dallohen. Protestuesit po marrin gurë nga trotuari dhe i hedhin te godina e Ministrisë së Arsimit, e cila është e dëmtuar edhe më herët nga protestuesit. Edhe pse në katin e parë janë vendosur disa mbrojtëse hekuri, dëmtimet në të janë të dukshme. Disa prej tyre janë futur edhe në oborrin e institucionit, ndërsa protesta po vijon.