Aktualitet
Protestuesit godasin Ministrinë e Arsimit me gurë
Protestë në Ministrinë e Arsimit, gurë të hedhur dhe tentim për të hyrë brenda institucionit

Protestuesit kanë mbledhur para ambienteve të Ministrisë së Arsimit dhe kanë hedhur gurë drejt institucionit. Pasi kanë hedhur gurë, protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda institucionit. Përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të FNSH të pajisur me skafandra dhe mbrojtësi si edhe një autobot me ujë. Deri më tani nuk ka pasur përplasje fizike mes protestuesve apo efektivëve të policisë.