13 të vdekur dhe 34 të plagosur në përplasjen e autobusit turistik me kamion në Egjipt
Një aksident i rëndë rrugor në Egjipt ka shkaktuar 13 viktima dhe 34 të plagosur, pas përplasjes së një autobusi turistik me një kamion. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Një aksident i rëndë rrugor në Egjipt ka shkaktuar 13 viktima dhe 34 të plagosur, pas përplasjes së një autobusi turistik me një kamion. Aksidenti ndodhi në rrethana që ende nuk janë sqaruar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi shkaqet e përplasjes.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, bilanci paraprak i tragjedisë është 13 persona të vdekur dhe 34 të plagosur. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura identitetet dhe kombësitë e personave që ndodheshin në automjetet. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa priten informacione të tjera për ngjarjen dhe gjendjen e të plagosurve.