Gjykata e Tiranës liron protestuesit të arrestuar
Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit të arrestuar gjatë tubimit, duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim.

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë tubimit, duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim. 12 prej tyre do të jenë nën masën e "detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", ndërsa njëri prej tyre do të ketë ndalimi i afrimit në një distancë më të vogël se 100 metra nga institucioneve publike dhe ndalimi i qëndrimit në sheshet dhe ambientet ku zhvillohen tubime apo manifestime publike, pa autorizimin paraprak të gjykatës. Personat nën hetim dyshohen për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Shkatërrimi i pronës". Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.