Gjykata liron 13 persona të arrestuar gjatë protestave të studentëve
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 13 personave të arrestuar gjatë protestave të studentëve që u zhvilluan në Tiranë për 8 ditë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga qelai të 13 personave të arrestuar në protestat studentore që u zhvilluan në Tiranë për 8 ditë. Në seancën e sotme, gjykata ka vlerësuar ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por ka urdhëruar lirimin e menjëshëm, nëse nuk mbahen për ndonjë masë të tjeter sigurie apo vendim dënimi. 12 persona janë caktuar masa "detyrim paraqitje", për njërin është vendosur edhe ndalimi i afrimit pranë institucioneve publike dhe pjesëmarrjes në tubime, pa autorizimin paraprak të gjykatës. Për dy persona, për të cilët prokuroria kishte kërkuar "arrest në shtëpi", gjykata caktoi "detyrim paraqitjeje" për G.P. dhe "detyrim paraqitjeje", të shoqëruar me kufizime të posaçme, për R.H.