Lirimi i protestuesve të arrestuar, Gjykata cakton "detyrim paraqitjeje" për 12 prej tyre
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 13 protestuesve të arrestuar gjatë protestave, duke caktuar masa sigurie më të lehta se ato të kërkuara nga Prokuroria për dy prej tyre.

Gjykata ka vendosur lirimin e 13 protestuesve të arrestuar gjatë protestave, duke mos caktuar masa sigurie me privim të lirisë për asnjërin prej tyre. Sipas vendimit, 12 protestues do të jenë nën masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", ndërsa për personin tjetër është vendosur edhe ndalimi i afrimit në tubime. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar për 10 prej tyre masa "detyrim paraqitjeje" dhe "ndalim/detyrim qëndrimi në një vend të caktuar". Për dy protestuesit e identifikuar me inicialet G.P. dhe R.H., organi i akuzës kishte kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, "arrest në shtëpi", kërkesë që nuk është pranuar nga Gjykata. Me këto vendime, të 13 protestuesit do të qëndrojnë të lirë, por do t'u nënshtrohen kufizimeve të percaktuara nga Gjykata.