Aktualitet
Policia thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë
Policia ka bërë thirrje protestuesve të largohen nga zona përpara Kryeministrisë, duke paralajmëruar se në qoftë se nuk lëvizin do të ndërhyjë.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë. “Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet të jetë mesazhi i përcjellë nga efektivët e policisë ndaj protestuesve. Thirrja vjen në një moment tensioni përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në kuadër të protestës.