Molotovët pranë Katedrales Ortodokse, protestuesit bllokojnë rrugën “Myslym Shyri”
Protestuesit kanë bllokuar rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë me kosha mbeturinash, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në bulevard pas përplasjeve të mëparshme.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë me kosha mbeturinash, duke penguar qarkullimin. Ndërkohë, forca të shumta policie vijojnë të qëndrojnë të pozicionuar në bulevard, pas përplasjeve të mëparshme me protestuesit përpara Kryeministrisë.
Situata është tensionuar sërish pranë Katedrales Ortodokse "Ngjallja e Krishtit", teksa protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë.
Përballja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka vijuar në zonën pranë katedrales, duke shënuar një tjetër episod tensioni gjatë tubimit.
Më herët, përplasje mes protestuesve dhe policisë u regjistruan edhe përpara godinës së Kryeministrisë, ku forcat e rendit ndërhynë me autobuse me ujë për të shpërndarë turmën.