Berisha: Pedagogët i dhanë përgjigjen e merituar strategjisë së Ramës
Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur mirënjohje për pedagogët e universiteteve, të cilët i dhanë përgjigjen e merituar strategjisë së Ramës gjatë protestave të studentëve.
Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon takim me të deleguarit e Kryesisë në degët e Tiranës, kryetarët dhe koordinatorët e degëve të kryeqytetit. Berisha tha se e sotmja ishte një ditë jashtëzakonisht e rendësishme në këto proteste.
Ai shprehur mirënjohje për pedagogët e universiteteve, të cilët sipas tij i dhanë përgjigjen merituar strategjisë së Ramës. "Edi Rama nxori fytyrën e vërtetë, por u garantoj se vetëm një prej fytyrave të tij me të shpirti i katran dhe i zi është me kate të pafundme. Shqiptaret do të marrin vesh, do të mësojnë se cili është karakteri i vërtetë i këtij bastardi të xhelatëve të diktaturës. Dita e sotme ishte një ditë jashtëzakonisht e rendësishme në këto revoltë."
Berisha tha se pedagogët e universiteteve dhanë përgjigjen merituar strategjisë së Ramës, duke i dhënë shpresa se Shqiptarët do të marrin vesh për karakterin e vërtetë të Edi Ramës. "Nuk ka asgjë që dallon intelektualin e vërtetë nga pseudointelektuali. Intelektuali i vërtetë beson dhe është një avokat i pamposhtur i interesit publik. Pseudointelektuali është një mizantrop meskin që beson se profesioni i tij është gjithçka dhe harron se me profesionin është thjesht një zanatçin. Ndaj dhe sot pedagogët e universiteteve dëshmuajnë veten intelektuale të vërtetë."