Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë
Persona të maskuar janë parë të dalin nga Ministria e Brendshme dhe të ecin përmes policisë në një situatë të tensionuar.

Persona të maskuar dalin nga Ministria e Brendshme dhe ecin përmes policisë
Një episod i dyshimtë është regjistruar gjatë zhvillimeve të mbrëmjes pranë rrugës “Myslym Shyri”, ku një grup prej rreth 15 personash të maskuar janë parë të dalin direkt nga mjediset e brendshme të Ministrisë së Brendshme. Personat e maskuar kanë ecur mes godinave institucionale për të dalë në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”. Nën tensionin e situatës, forcat e policisë fillimisht i kanë marrë si protestues dhe i janë afruar këtij segmenti. Mirëpo, sapo efektivët kanë komunikuar nga afër me personat e maskuar, trupat e policisë janë tërhequr menjëherë pa ushtruar asnjë kontroll apo shoqërim. Po ashtu raportohet se sapo ky grup ka vënë re praninë e kamerave, anëtarët e tij kanë filluar të thërrasin parulla kundër qeverisë.