Kronikë

Vrasja në Tiranë: 46-vjeçari dyshohet se u ekzekutua me plumb në kokë

1 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Vrasja në Tiranë, një automjet i shpërtheu në zonën e Komunës së Parisit, një 46-vjeçari është vrarë me plumb në kokë.

Foto nga burimi: VIDEO/ 46-vjeçari dyshohet se u ekzekutua me plumb në kokë. Policia rrethon zonën, pamje nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit, ku ka mbetur i vrarë 46-vjeçari Ismet Habili. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:20 është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët kanë konstatuar brenda një automjeti tip “Volvo” një person pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Sipas burimeve viktima ka një plumb në pjesën e kokës. Siç shihet edhe nga pamjet, Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.