Shi dhe shtrëngata shiu, parashikimi i motit për këtë të Mërkurë
Parashikimi i motit për këtë të Mërkurë është i paqëndrueshëm dhe shtrëngata shiu do të jetë një karakteristikë e tij.

Kjo të Mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës në zonën e veriperëndimit do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.