Zbulohen dosjet sekrete të CIA-s: Si dështoi operacioni për infiltrimin e agjentëve në Shqipërinë e Enver Hoxhës
Raportet e CIA-s tregojnë se një operacion i tyre për infiltrimin e agjentëve në Shqipërinë e Enver Hoxhës dështoi totalisht, pasi agjentët nuk ranë sipas planit të pergatitur më parë.

Operacioni i infiltrimit i CIA-s në Shqipërinë e Enver Hoxhës dështoi totalisht, pasi agjentët nuk ranë sipas planit të pergatitur më parë. Raportet e CIA-s tregojnë se agjentët ishin aq të shpërndarë, sa nuk u shërbeu as trajnimi i tyre për grumbullimin me anë të sinjaleve të zërit.
Taktikat e rigrupimit kanë funksionuar me grupe të tjera kur ato kanë rënë në distancë të mbulueshme nga dëgjimi. T1 dhe pjesa tjetër e grupit kishin urdhër të vendosnin sa më shpejt komunikimet radio dhe nuk ishte e mundur që ata të kenë menduar të braktisin T5, veçanërisht kur vareshin prej tij për mbështetje.
T1, 2 e 3, e njihnin mirë zonën dhe besonin se do të gjenin shpejt T5, por ky gabim gjykimi ndodh shpesh dhe një plan i parapërgatitur ishte shumë mirë sesa përpjekja për të gjetur njëri-tjetrin me shans.
Tre të shenja pushke të dëgjuara nga T5, mund të kenë qenë pistoleta e përdorur nga grupi për grumbullim, në rast urgjence. T5 pati disa përplasje me patrullat jugosllave dhe ka vrarë disa ushtarë jugosllavë, e në një rast një informator civil. Autoritetet jugosllave nuk kanë dyshime se T5 ishte një agjent i besueshëm shqiptar me mision të CIA. Por veprimet e T5 në Jugosllavi, tregojnë një urrejtje të madhe të tij për Titon dhe kjo mund të ndikojë te informacionet e kaluara te ne mbi Jugosllavinë.