Dua Lipa tërheq vëmendjen me stilin e saj në Lincoln in the Bardo
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një mbrëmje në opera në galanë hapëse të shfaqjes Lincoln in the Bardo.

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një mbrëmje në opera në galanë hapëse të shfaqjes Lincoln in the Bardo. Ajo kishte zgjedhur një fustan nga koleksioni pranverë 2027 i shtëpisë së modës Ferragamo. Veshja përbëhej nga një pjesë e sipërme e zezë, pa rripa, e cila zgjerohej në një fund të gjatë prej byrynxhyku të lehtë dhe voluminoz.
Pëlhura transparente ishte zbukuruar me fije të arta, kristale dhe elemente vezulluese në nuancë blu oqeani, të cilat reflektonin dritën teksa këngëtarja ecte. Një e çarë e lartë, bishti i gjatë dhe mëngët e gjera, që ngjanin me doreza elegante, i jepnin veshjes një pamje dramatike. Ndërsa këpucët me taka, të zbukuruara me gurë dekorativë, plotësonin paraqitjen luksoze.
Dua ishte mes emrave të njohur që morën pjesë në këtë mbrëmje gala, përfshirë Amy Poehler, Boëen Yang dhe bashkëshortin e saj, Callum Turner. Megjithatë, këngëtarja kishte edhe një arsye të veçantë për ta pritur me entuziazëm shfaqjen.