Aktualitet

Protestat e dhunshme në Danimarkë: Policia shpërndan protestuesit me forcë dhe goditje me shkopinj gome

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Protesta e dhunshme në Danimarkë, policia shpërndan protestuesit me forcë dhe goditje me shkopinj gome, gazetar i lënduar

Foto nga burimi: Protestat në Danimarkë/ Policia shpërndan protestuesit me forcë dhe goditje me shkopinj gome

Pas përfshirjes së disa vendeve të Evropës në protesta javëve të fundit, një protestë e dhunshme u mbajt edhe në Danimarkë. Në këtë vend, reagimi i forcave të Policisë ishte shumë më i ashpër në krahasim me Shqipërinë. Efektivët kanë sulmuar me shkopinj gome protestuesit për të bërë që të mundur shpërndarja e tyre. Gjatë kundërpërgjigjes së efektivëve, edhe një gazetar mbeti i lënduar.

Ky nuk është rast i vetëm kur policia daneze përdor forcën kundër protestuesve. Edhe gjatë një proteste pro-palestineze të zhvilluar në muajin maj të këtij viti, para selisë së kompanisë Maersk në Kopenhagen, u shpërndan me forcë nga policia daneze. Efektivët lëshuan qentë pastore të "sulmit" dhe rrahën brutalisht demonstruesit. Gjithçka nisi pasi protestuesit kishin bllokuar hyrjen e ndërtesës së kompanisë Maersk në Kopenhagen.

Pas asaj proteste, 20 aktivistë nga Lëvizja e Rinisë së Gjelbër u arrestuan dhe u akuzuan për hyrje të paautorizuar.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.