Rama nxjerr sërish karriget dhe paralajmëron: Kush dëmton, do të paguajë!
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, por është rikthyer në sheshin përpara Kryeministrisë së tij, ku janë vendosur sërish karriget me fletë që përmbajnë ofertën për bisedime.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, pavarësisht refuzimit të një dite më parë nga studentët dhe pedagogët. Në sheshin përpara Kryeministrisë së tij, janë vendosur sërish karriget, të shoqëruara me fletë që përmbajnë ofertën për bisedime.
Rama ka mbajtur një qëndrim të njëjtin në një video të publikuar në Facebook, duke e cilësuar dialogun si rrugën për zgjidhjen e pakënaqësive. Megjithëse e drejta për të protestuar është e pamohueshme, ajo nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën apo për të cenuar liritë e qytetarëve të tjerë.
Ndërsa studentët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ka mbajtur qëndrimin se çdo gjë që kërkojnë më mirë, më shumë dhe më shpejtë, bëhet me punë, me të ardhurat nga puna, duke i çuar ato te aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje. Ai ka paralajmëruar se çdo dhunues do të marrë përgjigje ligjore dhe financiare, dhe se kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë.