"Volker Turk bën thirrje për dialog në Shqipëri për të ulur tensionet dhe të shmangur dhunën"
Komisionieri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, ka bërë thirrje për dialog në Shqipëri për të ulur tensionet dhe të shmangur dhunën gjatë protestave të fundit.

Komisionieri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, u ka bërë thirrje autoriteteve dhe protestuesve në Shqipëri, Belgjikë, Francë, Itali dhe Portugali që të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e dhunës. Ai ka deklaruar se protestat masive në këto vende po ngrenë shqetësime lidhur me të drejtat e njeriut dhe ka thënë se dënojnë të gjitha aktet e dhunës.
Turk ka shtuar se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të dëgjohen, dhe se shtetet kanë detyrimin t’i mundësojnë dhe t’i garantojnë këto të drejta. Ai ka shprehur keqardhjen e thellë për veprimet e atyre që shfrytëzojnë protestat për të kryer akte dhune dhe vandalizmi ndaj pronës publike dhe private.
Turk është i shqetësuar nga raportimet për përdorim të panevojshëm dhe të tepruar të forcës ndaj protestuesve, përfshirë edhe fëmijët. Ai ka thënë se shtetet duhet të garantojnë që çdo ndërhyrje e organeve ligjzbatuese të jetë në përputhje me ligjin, e domosdoshme dhe proporcionale. Ai ka shtuar se çdo pretendim për përdorim të paligjshëm të forcës duhet të hetohet pa vonesë, në mënyrë efektive dhe të pavarur, duke garantuar vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës dhe mjete juridike efektive për viktimat.
Turk ka vërej se autoritetet kanë ndërmarrë tashmë disa hapa për hetimin e incidenteve dhe uljen e tensioneve. Ai i nxis më tej shtetet që të angazhohen në dialog kuptimplotë, gjithëpërfshirës dhe konstruktiv me protestuesit, veçanërisht me të rinjtë, si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar shqetësimet legjitime dhe thelbësore lidhur me të drejtat e njeriut, që kanë të bëjnë me arsimin, shërbimet publike, strehimin, rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë.