Princi Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë
Princi Harry ka shprehur dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me të atin, Mbretin Charles III, dhe të vëllanë, Princin William, duke theksuar se pajtimi është gjëja më e rëndësishme në një kohë kur bota përballet me shumë probleme.

Princi Harry ka shprehur dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me të atin, Mbretin Charles III, dhe të vëllanë, Princin William, duke theksuar se pajtimi është gjëja më e rëndësishme në një kohë kur bota përballet me shumë probleme. Ai ka thënë se pavarësisht konflikteve të së kaluarës, ai dëshiron që marrëdhëniet me familjen të përmirësohen.
Duka i Sussex-it shtoi se, megjithëse plagët e së kaluarës mund të mbeten për një kohë të gjatë, mënyra se si njerëzit i përballojnë ato dhe aftësia për të ecur përpara janë thelbësore. Ai ka thënë se plagët mbeten përgjithmonë, por mënyra se si i sheh ato dhe qëndrimi që mban ndaj asaj që ka ndodhur, si dhe aftësia për ta lënë të shkuarën pas, janë gjëra që do t’ia këshilloja kujtdo.
Megjithatë, një zëdhënës i çiftit Sussex ka sqaruar se deklarata e tij se “disa njerëz nuk duan që gjërat të rregullohen” nuk ishte një mesazh i drejtuar kundër Princit William apo ndonjë anëtari tjetër të familjes mbretërore. Sipas tij, intervista ishte regjistruar në fund të shtatorit, ndërsa vendimi për kohën e publikimit i përkiste revistës.
Marrëdhëniet mes Harry-t dhe familjes mbretërore janë përkeqësuar prej vitesh, veçanërisht pas vendimit të tij dhe Meghan Markle për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020 dhe për të hequr dorë nga detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore. Konfliktet u bënë edhe më të njohura pas publikimit të librit të tij me kujtime, “Spare”, ku Harry tregoi detaje mbi përplasjet familjare dhe marrëdhënien e vështirë me të vëllanë.
Edhe pse tashmë ndodhet më pranë familjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar, marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk duket se ka përparuar ndjeshëm. Megjithatë, deklaratat e fundit të Harry-t tregojnë se ai është i gatshëm të lërë pas të kaluarën dhe të përpiqet për një afrim. Ai kishte shprehur të njëjtën dëshirë edhe në një intervistë për BBC-në në maj të vitit 2025, kur foli për rëndësinë e pajtimit dhe për ndikimin që kanë konfliktet familjare te njerëzit.
Gjatë intervistës, princi foli edhe për arsyet që e kanë afruar sërish me Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se mundësia që fëmijët e tij, Archie dhe Lilibet, të përjetojnë jetën në Britani dhe të ndjekin një shkollë britanike ka një rëndësi të veçantë për të. Ai tha se ata po e shijojnë shumë dhe kjo po u jep një përvojë krejtësisht të ndryshme.
Princi foli gjithashtu për gjendjen shëndetësore të të atit, Mbretit Charles III, i cili po trajtohet për kancer. I pyetur për shëndetin e tij, Harry u përgjigj shkurt: Ai po bëhet më mirë.
Një tjetër temë e intervistës ishte humbja e nënës së tij, Dianës, Princeshës së Uellsit, e cila humbi jetën në vitin 1997. Harry tregoi se me kalimin e kohës ka mësuar ta mbajë kujtimin e saj si pjesë të jetës dhe punës së tij, pa lejuar që dhimbja ta pengojë të ecë përpara. Ai tha se i pëlqen fakti që tani mund ta mbaj kujtimin e nënës sime me vete përmes punës sime, në vend që kjo dhimbje të më rëndojë apo të më mbajë të lidhur pas së kaluarës.
Në fund, Harry theksoi se nuk kërkon mëshirën e publikut, duke shpjeguar se ka pasur mbështetjen e njerëzve të afërt dhe ka ndjekur forma të ndryshme terapie për t’u përballur me vështirësitë e jetës. Ai tha se ka një rrjet mbështetësish rreth meje, kam ndjekur forma të ndryshme terapie dhe kam bërë përpjekjet e mia për t’u përballur me gjërat. Ndonjëherë pyes veten se ku do të isha sot nëse nuk do t’i kisha bërë këto gjëra. Situata mund të ishte krejtësisht ndryshe.