Bojkoti i mësimit në universitetet e Korçës, studentët në protestë paqësore
Studentët e Korçës kanë nisur bojkotin e mësimin në universitet, pasi numri i tyre në paraqitje është ulët.

Këtë të mërkurë ka nisur bojkoti i mësimit edhe në qytetin e Korçës pasi paraqitja e studentëve në universitet ka qenë në një numër të ulët. Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10 përballë Pallatit të Sportit do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës. Ndryshe nga herët e tjera, ku revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta jo të dhunshme drejt policisë apo bizneseve. Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se, nëse do të ketë përplasje nga gjimnazistët apo nxënësit e klasave të 9-vjeçares, studentët do të largohen.