Kapet autori i sulmit mbi komisariatin, mund të dënohet edhe nga neni i armëve
Pas sulmit të paprecedentë ndaj punonjësve të policisë dhe Komisariatit numër 3, policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin Emin Kokalari.

Pas sulmit të paprecedentë tri ditë më parë ndaj punonjësve të policisë dhe Komisariatit numër 3, policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin Emin Kokalari. Kokalari u vu në pranga pas sulmit me molotovë drejt komisariatit nr. 3, nga ku u dëmtuan 10 punonjës policie.
Gjykata e Tiranës liron 22 protestues të arrestuar pas akteve të dhunës në kryeqytet. Për ta, gjyqtari Sokol Shehu ka caktuar masën “Detyrim paraqitjeje”, ndërsa për 36 të tjerët shqyrtimi i kërkesave vijon. Mes dëmeve të shkaktuara ndaj institucioneve shtetërore dhe godinave të drejtësisë, një pjesë e të arrestuarve me vendim të Gjykatës së Tiranës vijojnë të lirohen.
Ndërsa gjykata liron grupin e zjarrit, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ankohet përse opinioni është kundër. Edhe sepse kjo dhunë në ambientet e Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë ka dëmtuar dosjet gjyqësore dhe trembur punonjësit e drejtësisë. Por për shoqatën e gjykatësve, nuk është dhuna fizike, por kritikat e kryeministrit që cilësohen akte të papranueshme, që cenojnë funksionimin e drejtësisë.
Gjyqtarët thonë se vendimet e tyre për protestuesit nuk duhet të paragjykohen dhe se ligjshmëria dhe proporcionaliteti i këtyre masave vlerësohen vetëm nga gjykatat, mbi bazën e ligjit, provave dhe rrethanave konkrete të çdo çështjeje.