Real Madrid kërkon 80 milionë euro nga klube angleze për Superligën Evropiane
Klubi spanjoll Real Madrid ka nisur procedurat ligjore për të rikuperuar shpenzimet e projektit të Superligës Evropiane, duke u kërkuar klubeve angleze një shumë prej 80 milionë eurosh.

Real Madrid ka nisur procedurat ligjore për të rikuperuar shpenzimet e projektit të Superligës Evropiane, duke u kërkuar klubeve angleze një shumë prej 80 milionë eurosh. Sipas raportimeve të mediave britanike, kjo shumë financiare lidhet me kostot fillestare të promovimit të kompeticionit i cili nuk arriti të realizohej.
Klubi spanjoll, nën drejtimin e presidentit Florentino Perez, ishte një nga mbështetësit kryesorë të projektit, së bashku me Barcelonën dhe Juventusin. Nismat e re u prezantua në prill të vitit 2021 me synimin për të krijuar një alternativë ndaj Ligës së Kampioneve.
Megjithatë, ky projekt u përball me kundërshtime të forta nga tifozët dhe i gjithë komuniteti i futbollit. Në mesin e klubeve angleze që iu bashkuan fillimisht projektit ishin Arsenali, Liverpool, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham.
Për shkak të presionit të madh, në më pak se 3 ditë nga njoftimi, 9 prej 12 klubeve themeluese u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja. Tashmë mbetet për të përcaktuar ligjërisht nëse kontratat e nenshkruara me kompaninë spanjolle "European Super League Company" parashikojnë detyrimin për të mbuluar shpenzimet edhe pas tërheqjes.