Studentët e mjekësisë dhe mjekët do të bashkohen me protestën e premten
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe mjekët do të bashkohen me protestën e premten në orën 10:00.

Studiuesi Taulant Muka ka njoftuar përmes një mesazhi publik në rrjetin social Facebook se revoltës masive rinore dhe qytetare do t’i bashkohen zyrtarisht edhe trupa e mjekëve dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.
Përmes një deklarate me tone direkte, Muka bëri me dije se bluzat e bardha do të marrin pjesë në protestë ditën e premte, duke e çuar reagimin qytetar në një tjetër nivel.
“Super lajm! Mjekët po shkojnë ta vizitojnë pacientin Kryeministër direkt në zyrën e tij! Të premten, në orën 10:00, studentët e mjekësisë dhe mjekët i bashkohen protestës!”
Bashkimi i sektorit të shëndetësisë me lëvizjen universitare dëshmon zgjerimin e mëtejshëm të frontit të rezistencës qytetare ndaj ekzekutivit, duke përfshirë tashmë kategori kyçe profesionale në vend.